Mourinho: Arsenali pretendente për titull
Jose Mourinho mendon e Arsenali këtë sezon është një skuadër më e pjekur dhe mund të luftojë për titull.

Topçinjtë kanë kaluar tetë vite pa ndonjë trofe të madh, derisa Arsene Wenger ka preferuar të zhvillojë lojtarët e tij në vend se të harxhojë para të mëdha për të sjellë talente të huaj.

Por Arsenali tani qëndron një pikë prapa liderëve të Premier Leagues, Chelsea, me 12 ndeshje të mbetura, dhe Mourinho i sheh ata si rivalë serioz për titull.

Arsenali ka kaluar shumë, shumë vite duke punuar së bashku, duke i bëra këta djelmosha të rriten dhe të arrijnë nivelin e pjekurisë”.

“Këta djelmosha, Jack Wilshere dhe Alex Oxlade-Chamberlain, Theo Walcott dhe Kieran Gibbs, nuk janë fëmijë tashmë. Ata ishin fëmijë por, për momentin, ata janë lojtarë të pjekur”.

“Menaxheri, me këtë grup të lojtarëve... katër, pesë ose gjashtë vite punë me këta lojtarë dhe pastaj duke shtuar lojtarë fantastik si Mezut Ozil, Santi Cazorla ose Per Mertesacker në ekip, këto shtesa të fundit të përvojës. Mendoj se ata janë një ekip shumë i mirë”, ka thënë Mourinho.
Shtuar më 14/02/2014, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori