Mourinho: Balotelli? I uroj gjithë të mirat
Pëlqej
Gjatë konferencës së sotme për shtyp në Londër, gazetarët e pyetën teknikun e Chelsea-t Jose Mourinho rreth kalimit në Liverpool të italianit Mario Balotelli, ish lojtar i tij në kohën kur drejtonte Interin.

"Nuk dua të bëj komente mbi të. Mund të them vetëm një gjë: i uroj gjithmonë më të mirat të gjithë ish lojtarëve të mi", u shpreh "Special One".

Më pas portugezi foli edhe kalimin si portier i dytë i Petr Cech pas mbërritjes në "Stamford Bridge" të Thibaut Courtois: "Është një profesionist, stërvitet si gjithmonë. Nuk besoj se është plotësisht i lumtur por me gjithë këto impenjime do të ketë rotacione. Petr ka një karakter fantastik". /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori