Mourinho: City, sa e duron Mancinin
Jose Mourinho është nga ata persona që i thotë gjërat ashtu siç i mendon dhe "preha" e fundit e portugezit ka qënë trajneri i Manchester City, Roberto Mancini. Pas barazimit të djeshëm në "Etihad Stadium", "Special One" u shpreh: "Është e pabesueshme që një klub si City nuk kalon grupin. E admiroj atë klub që e mbështet trajnerin e tij deri në fund të kontratës".

"Manchester City doli kundër dy skuadrave të mëdha si Real Madrid dhe Borussia Dortmund. Në një grup të tillë një i madh duhej të dilte. Më mirë që është City pasi Mancini do të vijojë pa asnjë problem. Po të më ndodhte mua shtypi spanjoll nuk do të linte të zbrisja nga avioni", ironizoi Jose Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2012, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori