Mourinho-Contes: Na poshtëruat, s’mund të festoni kështu! (VIDEO)
Jose Mourinho nuk e ka përjetuar aspak lehtë humbjen e thellë 4-0 kundër Chealsit. Menjëherë pas përfundimit të duelit të dominuar nga blutë, trajneri i Mançester Junajtidit shpërtheu kundër kolegut Antonio Conte. “Nuk mund të festoni kështu kur shënoni për 4¬0, ky është poshtërim për ne. Dakord kur është 1-0, por jo 4-0”, i tha portugezi Contes në italisht.

Më pas, “Special One” e komentoi kështu disfatën e “Djajve të Kuq”: “E nisëm keq dhe e bitisëm keq e më keq. Pas vetëm pak sekondash ishim në humbje 1¬0 dhe më pas iu afruam barazimit, por një gabim tjetër e çoi rezultatin në 2-0. Mund të ngushtonim disavantazhin, por në fakt pësuam edhe të tretin. Edhe goli i fundit erdhi me kundërsulm, sikurse paraardhësi. Na duhet një strategji, nuk jemi të kënaqur”.

Nuk ka vonuar përgjigjja e Kontes: “Para së gjithash, kam qenë vetë futbollist dhe di si të sillem. Ishin tifozët e Junajtidit ata që po këndonin, kurse tanët qëndronin në heshtje. I kërkova stadiumit një duartrokitje, pasi skuadra e meritonte. Më duket normale. Si ish-futbollist, kam respekt të madh për kundërshtarët.

E përsëris, nuk ndodhi asgjë. Më duket absurde të kritikosh një trajner që kërkon duartrokitje për lojtarët e vet. Nuk poshtëroj askënd, por kërkoj edukatë dhe respekt. Jose është një trajner i madh, por është e rëndësishme të flasim për lojën e futbollistëve. E meritonin këtë paraqitje për atë çka kemi bërë”./Albeu.com/
Shtuar më 23/10/2016, ora 21:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori