Sot e përditshmja sportive spanjolle, "AS" ka raportuar se trajneri i Real Madridit, Jose
Mourinho është dënuar me shtatë
ndeshje moslojë nga
Uefa, por tani kemi mësuar edhe zyrtarisht se
Mourinho do të mungoj në pesë ndeshjet e klubit të tij.
Në komunikatën zyrtare të lëshuar nga
Uefa konfirmohet se
Mourinho është dënuar me pesë
ndeshje:
"Trajneri i Real Madridit, Jose
Mourinho i cili u largua nga stoli në ndeshjen e parë dhe bëri disa deklarata të kota pas ndeshjes është dënuar me pesë
ndeshje moslojë në garat Europiane".
"Mungesa e tij në ndeshjen e kaluar është përfshirë në këto pesë
ndeshje. Ndeshja e pestë është suspendim për një period tre vjeçare.
Mourinho gjithashtu do të dënohet edhe me 50.000 euro". /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2011,
ora 18:24