Mourinho: Derbi, një ndeshje si të tjerat
Pëlqej
Mourinho
Derbi i Madridit mes Realit dhe Atletikos nuk emocionon fare Mourinhon. Konfirmimi vjen nga fjalët në konferencën për shtyp të portugezit, i cili do të zhvillojë derbin e tij të 51 mes Lisbonës,Portos, Londrës dhe Milanos. Bilanci është sigurisht në favorin e tij. 38 fitore, 9 barazime dhe vetëm 4 humbje me 91 gola të shënuar dhe 51 të pësuar.

“Ndeshja e sotme nuk ka ndonjë diferencë me ndeshjet e tjera, të paktën kështu më duket mua. E kuptoj që për tifozët nuk është e njëjta gjë, por ne jemi profesionistë dhe sduhet të mendojmë ndryshe”. Atletiko nuk fiton prej 11 vjetësh në Bernabeu? “ Numrat kanë pak rëndësi, edhe pse kjo do të thotë që Reali nuk humbet pothuajse kurrë në shtëpi. Është e vërtetë që unë nuk humbas në shtëpi prej gati 9 vjetësh por herët a vonë kjo do të ndodhë. Dhe kur kjo të ndodhë, atëherë nuk do të flitet më për rekordin tim por për skuadrën apo trajnerin që e prishi këtë rekord. Por seria ime e rekordit do të rifillojë menjëherë ndeshjen pasardhëse”.

Sot Mourinho mund të bëhet një ndër katër trajnerat e Realit ë Madridit që nuk ka humbur në 10 ndeshjet e para të kampionatit. “Është një rekord i vogël që nuk më intereson edhe pse ekziston mundësia që të humbim shumë ndeshje të tjera dhe të gjendemi në zona të ulëta të klasifikimit. Unë jam këtu për të fituar kampionate dhe kupa. Më shërbejnë pikët për të mbajtur vendin e parë në klasifikim.(albeu.com)
Shtuar më 07/11/2010, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori