Gjendet gomonia e mbytur përballë Sazanit, çfarë ndodhi me drejtuesit
Mourinho dhe Conte i japin fund luftës së tyre ? Kjo është deklarata e fundit e trajnerit të Chelseat
Pëlqej
Antonio Conte nuk brengoset nga deklaratat e Jose Mourinhos se ai ndien neveri për teknikun e Chelseat, që më sa duket i jap fund me kaq luftës së fjalëve mes tyre.

Ata kanë shkëmbyer fjalë shumë të rënda me njëri-tjetrin në këto javë të fundit, me Conten që ka pohuar se Mourinho vuan nga humbja e kujtesës pasi bosi i Manchester United e quajti atë klloun për shkak të gjesteve që i bën në vijën anësore të fushës gjatë ndeshjeve.

E më pas, Mourinho iu kundërpërgjigj duke gjurmuar thellë në të kaluarën e tij dhe ia përmendi suspendimin me katër muaj nga aktivitetet sportive, të cilin Conte u detyrua ta vuante pasi kishte dështuar ta raportonte kurdisjen e dyshuar të ndeshjeve sa ishte pjesë e Sienas më 2011, por gjë për të cilën ai u shfajësua më vonë.

Por Conte reagoi duke e quajtur atë njeri të vogël që flet shumë dhe që merret me të tjerët.

Ndërkohë, dje Mourinho tha se dëshiron t’i japë fund kësaj historie anipse vazhdoi të shfaqte armiqësi ndaj Contes, i cili tani duket i vendosur për ta mbyllur këtë kapitull.

“Thashë se do të ndalesha. Është e njëjta gjë dhe për mua. Nuk e di nëse e ka thënë këtë për mua. Nuk më shqetëson, fle shumë mirë”. ishin fjalët e strategut italian. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 23:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori