Mourinho dhe Ronaldo nuk flasin
Pëlqej
Nuk është më një sekret që marrëdhëniet mes Cristiano Ronaldos dhe Jose Mourinhos janë ftohur deri në atë pikë sa mund të thuhet se nuk ekzistojnë më. Pak ditë më parë, trajneri aktual i Chelsea-t u shpreh se gabimi i CR7-ës nga pika e bardhë në gjysmëfinalen e Champions League 2011-2012 i kushtoi eliminimin Real Madrid, ndërsa së fundmi në një intervistë për mediat portugeze e pranon se nuk ka asnjë konktakt apo lidhje me "Topin e Artë 2013".

"Nuk ekziston asnjë raport mes nesh. Ai luan për Real Madrid, ndërsa unë unë jam trajner i Chelsea-t. Nuk është se kemi mundësi të takohemi qoftë rastësisht në rrugë. Raporti nuk ekziston, kujtimi po. Kam kujtime të mira dhe jo shumë të mira. E kujtoj si një djalë që është makinë golash, që më ndihmoi të shpallesha kampion në Primera Division dhe të fitoja Kupën dhe Superkupën. Por edhe unë e kam ndihmuar atë, të gjithë kemi ndihmuar njëri-tjetrin duke hyrë në histori me një titull të fituar me një rekord prej 100 pikësh. Nga futbollisti Cristiano kam kujtimet më të mira, i uroj më të mirën në karrierën e tij, sidomos në kombëtare", është shprehur Mourinho.

Por si e konsideron "Special One" eksperiencën 3-vjeçare në krye të Real Madrid?

"Objektivi im kryesor ishte të fitoja titullin në të tre kampionatet më të forta të botës, dhe këtë e arrita. Ishte një objektiv shumë i rëndësishëm. Më pas pjesën tjetër mund ta përmbledh me pak fjalë: Nëse do të mundja, a do të kthesha te Reali? Pa dyshim që po. Për mua ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme si njeri dhe si trajner, ndaj do të doja ta përsërisja pa u menduar dy herë", deklaroi Jose Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori