Mourinho: Dihet ku dua të shkoj
Jose Mourinho është trishtuar shumë nga tërheqja e Sir Alex Ferguson nga futbolli në përfundim të këtij sezoni. Në të njëjtën ditë që Real Madrid vendosi që askush të mos fliste për mediat, trajneri portugez deklaroi për ‘Sky Sports’ se kolegu i tij skocez e mori në telefon për t’i treguar planet e tij të së ardhmes.

"Pata nderin ta merrja vesh personalisht këtë lajm. U emocionova shumë. Do të jetë shumë e vështirë për mua të shkoj në Old Trafford dhe të mos e gjej në pankinën kundërshtare atë figurë legjendare", theksoi Mourinho, i cili shtoi se nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e lamtumirës së Ferguson sepse nuk do që të shihet duke qarë.

Manchester United zgjodhi David Moyes si pasardhës të Ferguson dhe Mourinho deklaroi se stoli i "Djajve të Kuq" nuk ka qenë kurrë objektiv i tij.

"Miqtë e mi e dinë se kush është skuadra që unë dua të drejtoj pas Realit", tha "Special One", i cili me shumë mundësi do të jetë trajneri i ardhshëm i Chelsea. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2013, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori