Mourinho do Falcaon, ja super-oferta
Samuel Eto'o, Demba Ba dhe Fernando Torres: emrat e sulmuesve të Chelsea mund të ngjajnë të nivelit të parë, por Jose Mourinho nuk duket i kënaqur nga rendimenti i tyre, mbi të gjitha përsa i përket golave të shënuar."Mirror" raporton lajmin se "Special One" do të jetë në tribunë për të ndjekur ndeshjen Belgjikë-Kolumbi, në mënyrë që të shohë nga afër Radamel Falcaon.

Duket se sulmuesi kolumbian është objektivi i vërtetë i "Bluve" për merkaton e ardhshme dhe tekniku portugez është gati të japë dritën jeshile për një ofertë prej 70 milionë eurosh në mënyrë që ta marrë nga Monaco. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2013, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori