Mourinho: Do te drejtoj Realin
Albeu.com
Mediat spanjolle janë të sigurta se do të ndodhë këtë vit, megjithatë, një gjë është e sigurt: e ardhmja e Jose Mourinhos është Reali i Madridit. Këtë e ka pohuar vetë portugezi. “Po, do ta drejtoj (Realin).
Kam drejtuar një ekip të madh në Angli. Po drejtoj një tjetër në Itali dhe do të bëj të njëjtën gjë edhe në Spanjë”, tha Mourinho në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama” në Itali, duke saktësuar: “Por ajo që shkruhet, se jam me një këmbë e gjysmë në Spanjë dhe gjysmë këmbe në Milano, nuk është e vërtetë”.

Më tej numri një i stolit të Interit nënvizoi: “Kam fituar gjithçka në tre kampionate të ndryshme, nuk më mungon asgjë. Por më vjen për të qeshur me disa presidentë që më krahasojnë me trajnerët e tyre, të cilët nuk kanë fituar qoftë edhe një kupë në kategoritë inferiore”. Po çfarë nuk i pëlqen Jose Mourinhos në futbollin italian? “Hipokrizia e disa njerëzve, që në fillim më përgëzojnë e më pas, kur gjejnë rastin, më sulmojnë”.
Shtuar më 13/05/2010, ora 21:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori