Mourinho do të fillojë stërvitjet online me lojtarët e Tottenham
Pandemia e koronavirusit mund të shpëtojë sezonin e Tottenham nëse realizohet skenari i rastit më të keq dhe sezoni i Premierligës shpallet i pavlefshëm.

Megjithë zëvendësimin e Mauricio Pochettino me Jose Mourinho pas një fillimi të dobët të sezonit, gjërat nuk kanë shkuar mirë për londinezët dhe ata aktualisht zënë vendin e tetë në tabelë, shtatë pikë larg katër skuadrave të parave.

I gjithë futbolli në Angli është pezulluar deri më 30 prill, me një rifillim që duket jashtëzakonisht i pamundur për momentin.

Por lojtarët e Tottenham duket se do të rikthehen në stërvitje pasi Mourinho po planifikon një stërvitje Live përmes internetit.

Stafi i trainerëve ka qenë në kontakt të rregullt me ​​skuadrën gjatë dy javëve të fundit, por tani dëshirojnë të rritin nivelet e tyre të ndërveprimit.

Përveç seancave të stërvitjes live, lojtarët e dëmtuar të Tottenham po bëjnë gjithashtu video-seanca me fizioterapeutët.
Shtuar më 29/03/2020, ora 23:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori