Mourinho e nis me premtime: Nuk mund të isha më i lumtur se kaq
Jose Mourinho nisi aventurën e tij të re ditën e sotme me Tottenhamin. Portugezi zhvilloi edhe stërvitjen e parë me ekipin e ri, ku dhe gjithashtu tha edhe fjalët e para.

“Special One” e nis me një mënyrë të vvecantë, teksa thotë fjalë të mëdha për Tottenham, si dhe jep edhe një premtim.

“Nuk mund të isha më i lumtur se kaq. Në rast se nuk do të isha i lumtur, nuk do të isha këtu sot. Çfarë mund të premtoj? Pasion, pasion të vërtetë! Pasion për punën time, por gjithashtu pasion për klubin tim. Kjo është mënyra që kam përdorur të gjithë karrierën time dhe do të provoj që të sjell lumturi në këtë klub dhe për të gjithë ata që e duan këtë klub.”
Shtuar më 20/11/2019, ora 20:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori