Mourinho e pranon: Këta lojtarë nuk dua të largohen
Pëlqej
Jose Mourinho dëshiron që Daley Blind dhe Matteo Darmian të qëndrojnë në Manchester United, pasi thotë se ende janë në planet e tij. Këtë e ka konfirmur në një intervistë të fundit për mediat në Britani. Portugezi del hapur se dëshiron vazhdimin e tyre me Unitedin.

Darmian dhe Blind? Ata janë pjesë e planeve të mia”, tha ai. “Kur një lojtar dëshiron të shkojë, nëse kjo është çfarë do, dhe kur vjen oferta e duhur, ne e shikojmë atë sepse duam që lojtarët tanë të jenë të lumtur”.

“Kështu që nëse lumturia e tyre është për t’u larguar, do të shohim çfarë do të ndodh. Por, ata janë në planet e mia. Nuk dua t’i shesë”, shtoi Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2018, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori