Mourinho e shikon lojën si një skenë private
Jose Mourinho
Jose Mourinho nuk do të ulet në tribuna, gjatë ndeshjes së sontme ndërmjet Barcelonës dhe Realit të Madridit, e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligën e Kampioneve.

Trajneri portugez, për t'iu shmangur reagimeve të tifozëve të Barcelonës, të cilët e urrejnë tej mase, ka vendosur që ndeshjen ta shikojë në stadium, por në një skenë private ku nuk kanë qasje shikuesit.

Sigurimi në Barcelonë ka thënë se vetëm në këtë vend, 'Special One' do të ishte i sigurt.

Ndërkohë, mediat spanjolle njoftojnë se 2 mijë policë katalunas do ta kontrollojnë situatën në stadiumin 'Camp Nou', pas incidenteve dhe polemikave që ndodhën në ndeshjen e parë, të zhvilluar në stadiumin 'Santiago Bernabeu' në Madrid. /albeu.com/

Shtuar më 03/05/2011, ora 20:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori