Mourinho është i dhunshëm, ndëshkojeni
Pëlqej
Jose Mourinho
Mourinho-Preciado, akti I tretë. Komisioni shtetëror kundër dhunës në sport I ka kërkuar federatës spanjolle të futbollit të marrë masa disiplinare të nevojshme kundër teknikut të Realit të Madridit dhe atij të Sporting Gijonit pas përplasjes verbale të ndodhur mes tyre në ditët e kaluara. Shkëmbimet e fjalëve midis tyre kanë kontribuuar në krijimin e një klime armiqësore mes pjesëmarrësve dhe spektatorëve në një ndeshje të cilësuar si të rrezikshmërisë së lartë.

Portugezi kishte përdorur fjalë të papërshtatshme duke e akuzuar ekipin e Gijonit se I kishte falur ndeshjen Barcelonës në një ndeshje kampionati dhe tekniku I Gijonit I ishte përgjigjur shkurt duke thënë se Mourinho është një maskara. Pas ndeshjes së kampionatit mes të dyve kishte lindur një sherr në parking dhe për pak sa nuk kishin shkuar në përleshje fizike.(albeu.com)
Shtuar më 18/11/2010, ora 20:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori