Mourinho? Është "Special One"
Në një intervistë për të përditshmen gjermane "BILD" turko-gjermani i Real Madrid Mesut Ozil ka festuar titullin e parë kampion të Spanjës me fanellën blaugrana. " Ky titull është fitore për gjithë grupin e futbollistëve. Kemi festuar gjithë ditën së bashku me tifozët tanë. Ky ka qënë frut i punës sonë", u shprreh Ozil.

Më pas ish-fantazisti i Werder Bremen nuk mundi të mos përmendte arkitektin e këtij Reali kampion, Jose Mourinho. Trajneri portugez jo vetëm që i dha Galaktikëve titullin e 32-të në histori por i dha fund edhe dominimit disa vjeçar të rivalëve të Barcelonës.

" Mourinho? Është më i mirë i të gjithëve, është special", përfundoi Mesut Ozil. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2012, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori