Mourinho: Eto'o duhet ta fitonte 'Topin e Artrë'
Jose Mourinho nuk ka kursyer elozhet për Samuel Eto'o.

Sipas trajnerit portugez, sulmuesi kamerunas duhet të fitonte "Topin e Artë" pasi për disa vite Eto'o ka qenë sulmuesi më i mirë në botë.

"Është e vështirë të kuptohet pse Samuel Eto'o nuk e ka fituar kurrë Topin e Artë, duke parë karrierën e jashtëzakonshme që ka patur.

"E meritonte, edhe pse e di se nuk varet nga ne. Ka luajtur për skuadrat më të mira në kampionatet kryesore të botës, ka fituar kudo që ka shkuar dhe ka shënuar gjithmonë shumë gola".

"Për më tepër, ka fituar tre Champions League, duke shënuar në dy finalet e luajtura me Barcelona-n. Me pak fjalë, ka qenë sulmuesi më i mirë në botë për disa vite", tha Mouurinho për Cameroon Radio.

Në lidhje me gjysmëfinalen e 2010-ës, të luajtur si mbrojtës krahu me Inter-in: "Është sakrifikuar kundër Barcelona-s për të na ndihmuar të fitonim. Ishte ajo që i duhej skuadrës".
Shtuar më 19/09/2019, ora 20:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori