Mourinho: Faleminderit djema
Jose Mourinho ka lavdëruar lojtarët e tij të Real Madridit pasi fituan ndeshjen e fundit të sezonit për të shkruar një faqe të re të historisë.

Spanjollët kanë grumbulluar 100 pikë në La Liga pas fitores së mbrëmshme 4-1 ndaj Mallorcas, për të thyer edhe rekordin për numrin më të madh të pikëve në një sezon të vetëm, që mbahej më parë nga rivalët e Barcelonës.

"Dua ta falënderoj secilin për këtë natë magjike. Si klubi më i mirë në histori të futbollit, Real Madrid përpiqet t`i fitojë të gjithë titujt. Kjo skuadër ka shkruar histori si skuadra e cila ka siguruar 100 pikë dhe këta lojtarë janë ata të cilët e kanë bërë këtë të mundshme", ka thënë Mourinho për faqen zyrtare të madrilenëve. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2012, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori