Mourinho: Favorit jemi vetëm sot, për fitimin e Championsit ka të tjerë
Zhoze Murinjo thotë se skuadra e tij nuk është favorite për fitimin e Ligës së Kampioneve.

“Në Ligën e Kampioneve ka 4-5 skuadra me një nivel të pabesueshëm cilësie, eksperience dhe njohuri për të ecur në aktivitet. Kjo është ajo që bën diferencën. Përveç kësaj, ka shumë skuadra që janë të ngjashëm me Ligën e Europës. Duhet të mundohemi të kualifikohemi në 16 më të mirët dhe t’i gëzohemi asaj faze speciale me eliminim direkt bashkë me skuadrat më të mira në Europë”, tha Murinjo.

“Nuk është pritshmëri e ulët të mendosh se duhet të fitosh nesër, siç e mendoj unë. Por duhet të jemi të përulur dhe të pranojmë se kundërshtari ka të njëjtin motivim që kemi ne. Kundërshtari ka ardhur këtu dhe dëshiron t’i japë Mançester Junajtid një shije të keqe, siç ka bërë në të kaluarën. Por ne hyjmë në ndeshje me idenë se mund ta fitojmë atë. Të themi në këtë moment se ne jemi kandidatë për këtë apo për atë… ne thjesht jemi kandidatë për nesër”, tha trajneri portugez.

“Nuk ka asgjë për të thënë në këtë aspekt. Është humbje kohe të flasësh për atë që mund të bëjmë, pasi nuk mund ta bëjmë. Duhet ta pranojmë se ka diferenca nga vendet e tjera. Kështu janë gjërat”, përfundoi Murinjo. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2017, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori