Mourinho, fiton dhe ikën (VIDEO)
Jose Mourinho
Jose Mourinho, edhe pse me vuajtje, ka arritur ta fitojë ndeshjen e tij të fundit me Real Madridin, duke e mposhtur kështu Osasunan me rezultat 4-2, në Santiago Bernabeu.

“Los Blacos” pritën në shtëpi ekipin e Osasunës ndërsa kryefjala e këtij takimi ishte tekniku portugez, i cili sapo doli nga dhomat e zhveshjes u pushtua nga gazetarët e shumtë të pranishëm në stadium.

Galaktikët e gjetën vetën në avantazh vetëm në minutën e 35 ku Higuain zhbllokoi rezultatin e takimit, për të vijuar 3 minuta më pas me Essien që dyfishon shifrat. Gjithsesi miqtë çojnë gjithçka në barazpeshë me Morales e Cejudo. Për t’i dhënë fitoren Realit mendon Benzema dhe Callejon falë golave në minutën e 69 dhe 86.

Reali e mbyll këtë kampionat si i dyti me 85 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2013, ora 21:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori