Pëson aksident në Tiranë Albin Kurti (FOTO LAJM)
Mourinho flet nëse do do të drejtojë PSG-në
Jose Mourinho që prej fundit të muajt nëntor është i papunë, pasi u shkarkua nga stoli i Manchester United.

Portugezi përflitet si trajneri i ardhshëm i shumë klubeve në Europë, por deri tani asgjë nuk është zyrtare.

Në një intervistë për francezen "L’Equipe", Mourinho ka folur për mundësinë që të trajnojë PSG-n në të ardhmen.

"Unë mund të them që është e mundur të trajnoj këtë ekip. PSG-ja është një klub i klasit botëror, me lojtarë të klasit botëror. Por ende nuk ka fituar në nivel evropian dhe kjo është një detyrë shumë e rëndësishme. Është e njëjta gjë që ndodh me trajnerët. Mund të kenë cilësi të mëdha, por nëse nuk fitojnë në fund të karrierës në nivel europian, ju mungon diçka. PSG është në këtë fazë, ashtu si Juventusi dhe Bayerni, që dominojnë në ligat e tyre, por jo në Europë", deklaroi Jose Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2019, ora 15:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori