Mourinho flet për të ardhmen
Ish-trajneri i Real Madridit e Interit, Jose Mourinho ka folur pas shkarkimit nga Chelsea.

Mourinho, është pa skuadër që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur u shkarkua nga ‘Blutë e Londrës’.
“La Stampa” ka intervistuar portugezin dhe ky i fundit ka bërë të ditur se ende nuk e ka mësuar emrin e klubit të ri, por ka lënë të kuptohet se ka pasur kontakte.

“Klubi im i ardhshëm? Me të vërtetë nuk e di. Por vetëm një gjë dua të ju them – e dua futbollin dhe do të rikthehem të menaxhojë një skuadër me më shumë dëshirë e entuziazëm”, tha Mourinho për La Stampa.

“Kam respekt për gjithë trajnerët e klubeve, por dua të them se unë nuk jam duke kërkuar për ndonjë klub, por klubi është duke më kërkuar”, shtoi Mourinho.
Jose Mourinho kështu ka hedhur spekulime se destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë Manchester Unitedi, gjë që në Angli e quajnë këtë punë të kryer. /Albeu.com/.
Shtuar më 19/02/2016, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori