Mourinho flet për transferimin e Sanchezit
Pas ndeshjes ku United fitoi 3-0 ndaj Stoke Cityt, Mourinho nuk pranoi të flas për situatën e Sanchez.

“Nuk e kam idenë. Sot kam qenë plotësisht u ndarë nga këto gjëra, kam qenë i fokusuar me lojën dhe asgjë tjetër”.

“Nuk dua të flas me situata hipotetike. Mundësia është e madhe që të ketë edhe klube të tjera të interesuara dhe nuk dua të flas për një lojtar që është i Arsenalit”, ka thënë fillimisht për Sky Sport.

Por për BBC ai tha:

“Nuk ka të reja për Alexis Sanchez, ai është lojtar i Arsenalit. Nëse ai qëndron te Arsenali, është shumë mirë për ta, nëse vjen te ne shumë mirë për ne”.

Nëse ai shkon në një klub tjetër, shumë mirë për ata”.

Ai tha dhe se Henrikh Mkhitaryan mund të futet në një marrëveshje.

“Është e mundur. Po ashtu ka mundësi që të qëndrojë”, ka thënë Mkhitaryan./albeu.com/
Shtuar më 16/01/2018, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori