Mourinho gati dënimin për Coentraon
Jose Mourinho ka paralajmëruar një dënim të madh për Fabio Coentraon. Mbrojtësi portugez është lojtari i fundit që është kthyer në trajnimet e Realit pas festave të fundvitit.

Coentrao dhe të tjerët duhej të ktheheshin në fushë me 1 janar, gjë e cila u neglizhua nga portugezi.

Madje Coentrao le që humbi disa stërvitje me Realin pro nuk mori pjesë në takimin vjetor të skuadrës në "TV Brand" duke vazhduar pushimet në Portugali.

Mourinho ka paralajmëruar dënim të rëndë për mosdisiplinë por që në të njejtën kohë do të shtojë krizën e Realit në mbrojtje pas mungesave të disa lojtarëve kyç. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2013, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori