Mourinho gjen "fajtorët" për formën e dobët të United
Jose Mourinho e ka gjetur shkakun pse këtë sezon skuadra e tij ka shumë ulje ngritje. Portugezi njihet si një trajner që krijon polemika dhe e kërkon fajin e dështimit të tij tek të tjerët.

Këtë radhë portugezi që drejton United ka akuzuar stafin mjekësorskuadrës për dëmtimet e shumta që lojtarët po kalojnë.

Sipas mediave angleze portugezi nuk është aspak i kënaqur nga mënyra se punon stafi i tij mjekësor, teksa i ka kritikuar duke thënë se edhe ata kanë ndikuar në ecurinë e skuadrës.

Kjo nuk është hera e parë që ai kapet me stafin mjekësor pasi e njëjta gjë ndodhi edhe te Chelsea.
Shtuar më 09/11/2016, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori