Mourinho "godet" në deklaratën e tij: Nuk habitem që këto skuadra të s’kualifikohen
Jose
Mourinho u vu në qendër të vëmendjes kur tha se
Juventus ka të gjitha shanset për të ërë përmbysjen e madhe ndaj Atletico Madrid dhe ashtu ndodhi.
Të martën mbrëma, Juve pret në "Allianz Stadium"
Ajax për ndeshjen e kthimit, teksa në Amsterdam u ndalën në barazim 1-1. Trajneri portugez tha se nuk habitet nëse kampionët e Italisë do të
eliminohen në këtë fazë nga
Ajax.
"Mendoj se
Ajax është ekipi i vetëm që në këtë fazë nuk është i përfshirë fare nga presioni për të marrë një rezultat", tha fillimisht "special one".
"
Juventus dhe Barcelona fillojnë me një avantazh të lehtë për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë. Por, nuk do të surprizohem nëse të dy këta skuadra
eliminohen nga Manchester United dhe
Ajax.
Askush nuk e mendonte se
Ajax kishte shanse për të fituar Champions League, por tani ata kanë ende shanse. Eksperiencë? Tani ata janë një ekip më i mirë se dy vite më parë. Në ekip kanë 2-3 lojtarë me eksperiencë. Padyshim që
Juventus është një sfidë e madhe për ta, por mund të ia dalin", vijoi më tej
Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2019,
ora 18:30