Mourinho heq dorë nga Skriniar, Conte mbetet pa Kante
Komplikohen negociatat mes Interit dhe Tottenhamit për Milan Skriniar, madje mund të thuhet se nuk ka më asnjë shans që qendërmbrojtësi sllovak të transferohet në Londër. Sikurse raporton shtypi anglez, në fakt, Spurs-at kanë vendosur të heqin dorë nga kjo pistë për shkak të pretendimeve të tepruara të zikaltërve (60 milionë euro). Kështu Mourinho ka vendosur të kthejë sytë nga Antonio Rudiger, që është pranë largimit nga Chelsea. Blutë, megjithatë, nuk do të dëshironin ta shisnin mbrojtësin gjerman te një rival i drejtpërdrejtë.

Për shkak të ngecjes së bisedimeve për Skriniarin, edhe N’Golo Kanté mbetet larg Milanos. Në fakt, zikaltërve u duhen paratë që do të përftoheshin nga shitja e sllovakut për t’u hedhur në sulm për mesfushorin francez, kaq shumë i ëndërruar nga Conte. Pa shitje, nuk mund të ketë të ardhura dhe francezi kushton shumë (mes 50 dhe 60 milionë euro), kështu që tek Interi është e nevojshme të sakrifikohet një lojtar i madh për të gjetur burimet ekonomike.

Po mungojnë ofertat edhe për Eriksenin dhe Brozovicin. Koha po kalon dhe Kanté rrezikon të mbetet thjesht një ëndërr.
Shtuar më 29/09/2020, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori