Trajneri i Real Madrid, Jose
Mourinho nuk iu shmang dot stilit të tij ironik as në konferencën e fundit për shtyp, në prag të transfertës me Mallorca.
Portugezi iu përgjigj në këtë mënyrë interesimit të gazetarëve për futbollistin që do të aktivizojë si mbrojtës të majtë, pas kritikave të drejtuara për Michael Essien.
"Ndaj Mallorcas mbrojtës i majtë do të luajë Gonzalo Higuain. Është i fortë, i shpejtë dhe
luan mirë me këmbën e majtë dhe shënon gola. Essien ose
luan në qendër të mbrojtjes, ose nuk
luan fare", u shpreh
Mourinho.
Sa i përket aktivizimit të Sergio Ramos, edhe pse nuk është stërvitur me ekipin,
Mourinho siguroi se mbrojtësi 26 vjeçar është gati për të luajtur.
"Ramos është mirë, gati për të luajtur. Problemi i tij nuk është muskular, është tjetër gjë. Po mendon shumë për skuadrën, është i shqetësuar sepse kemi probleme në prapavijë. Ai është vënë në dispozicion të ekipit edhe pse nuk stërvitet prej ditësh", vijoi
portugezi.
Portugezi parashikon një sfidë shumë të vështirë në transfertën e Mallorcas, ku edhe barazimi është i vështirë për t’u arritur.
"Mallorca është një ekip shumë i mirë dhe drejtohet nga Kaparrosh, që është një trajner me shumë eksperiencë. Në këtë fushë gjithmonë është e vështirë, qoftë kur fiton apo edhe kur barazon", përfundoi Jose
Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2012,
ora 09:27