Mourinho "humbet" Di Maria
Angel Di Maria
Mesfushori i Real Madridit, Angel Di Maria mund të qëndrojë jashtë fushës për gati një muaj pas dëmtimit në gju gjatë fitores së djeshme 7 me 1 ndaj Osasunas.

Di Maria do t’i nënshtrohet kontrolleve më të specializuara për të parë shkallën e saktë të dëmtimit.

“Duhet të presim rezultatet e testeve por kam përvojë të mjaftueshme për të ditur se ai do të mungojë për një kohë të gjatë", u shpreh i sigurtë tranjeri madrilen, Jose Mourinho.

Argjentinasi Di Maria shkëlqeu nëndeshjen e djeshme me tre asiste të dhëna dhe me volumin e lartë të lojës por iu desh të linte fushën para kohe për shkak të dëmtimit në gju. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori