Mourinho i hap luftë menaxherit të yjeve për Pogba-n
Pëlqej
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, e ka bllokuar transferimin e mundshëm të Paul Pogbas në Barcelonë dhe ka filluar kështu një “luftë” me agjentin e mesfushorit francez, Mino Raiola.
Sipas gazetës The Times, Jose Mourinhos nuk i ka pëlqyer sjellja e agjentit Raiola dhe e ka telefonuar atë për t’i thënë se ai nuk mundon për të mirën e klientit të tij, por vetëm për veten.

Agjenti italian, pasi që është informuar se “Djajtë e kuq” nuk do ta lejojnë transferimit e 25-vjeçarit, ka kërkuar t’i ngritët paga klientit të tij. Tani, Pogba fiton 14 milionë euro në vit, por Raiola kërkon nga klubi t’ia ofrojnë një kontratë të re, sipas së cilës francezi do të fitonte 26 milionë euro në vit.

Spekulimet se Paul Pogba dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi dhe t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës filluan pas takimit që mesfushori francez e mbajti me drejtorin sportiv të Barcelonës, Eric Abidalin.
Shtuar më 09/08/2018, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori