Mourinho i hap rrugën Rooney-it: Nuk e ndaloj nëse dëshiron largimin
NJeriu i momentit te United, Wayne Rooney i ka dyert e hapura për t'u larguar nëse dëshiron. Numri i golave të realizuar prej 31 vjeçarit me skuadrën nga “Old Trafford” mund të mbyllet përfundimisht me shifrën 250, kjo për arsye se nga Kina ka ardhur një ofertë e çmendur.


Klubi i Bejjing Guon kërkon ta joshë djaloshin e rritur në Liverpool me një pagë javore prej 920 mijë eurosh. Vërtetë një shifër marramëndëse, që në vit përkthehet në 43.2 milion euro.

Në këtë pikë për t’i shtuar edhe më shumë zërat që e dërgojnë Rooneyn në Kinë ka menduar edhe trajneri Jose Mourinho. Tekniku portugez thekson se nuk ka ndërmend të ndalë Wayne Rooney nëse ai vendos të largohet nga Manchester United.
Shtuar më 23/01/2017, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori