Manchester United mori një
fitore mjaftë të rëndësishme ditën e djeshme kundër
Young Boys në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Djajtë e Kuq kanë fituar në udhëtim te zviceranët me rezultat 3-0 dhe kjo
fitore i la lënë shije të mirë trajnerit portugez
Mourinho.
“Punë e kryer me sukses. Nuk ishte fenomenale, por mjaft e mirë. Jam i lumtur”, ka thënë fillimisht
Mourinho pas ndeshjes.
“Mund të kuptoj arsyet pse nuk kemi filluar mirë, pse na janë dashur 25 minuta për të qenë në kontroll”.
“Mund të shoh pse
Young Boys e detyroi pak atë fillim tonin. Ata bënë të njëjtën gjë edhe kundër Dinamo Zagrebit”.
“Ata e dinë sa e vështirë është për kundërshtarët në këtë fushë, kështu që ata u detyruan pak dhe krijuan probleme”.
“Goli ndryshoi këtë dhe pastaj ne ishim në kontroll”.
“Është e rëndësishme të fillosh me një
fitore”, përfundoi trajneri portugez. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2018,
ora 09:07