Mourinho i shpall luftë Realit për Salah, gati për ta bërë blerjen e dytë më të shtrenjtë në histori
Manchester United sipas Don Balon e shikon si detyrim nënshkrimin me një nga lojtarët më të mirë në botë, në rast e dëshirojnë ta tentojnë seriozisht Ligën e Kampionëve.

I përzgjedhuri i Jose Mourinhos është Mohamed Salah nga Liverpooli, për të cilin portugezi është i etur për ta blerë edhe në rast se do të duhen rreth 200 milionë euro për lojtarin që sot konsiderohet si lojtari i tretë më i mirë në botë.

Real Madridi me presidentin Florentino Perez shpreson se 25-vjeçarit do ta pëlqente një kalim tek spanjollët por egjiptiani e ka pranuar se është i dashuruar me Premier League, faktor ky që favorizon portugezin. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2018, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori