Mourinho i shqetësuar: Nuk kemi skuadër
Pas përfundimit të ndeshjes Sevilla-Real Madrid, e mbyllur me triumfin e andaluzianëve, trajneri i "Los Blancos" Jose Mourinho ka analizuar situatën në të cilën ndodhen kampionët në fuqi të Spanjës.

"Jam i shqetësuar për skuadrën time. Nuk kemi luajtur përballë Getafes, sot aspak dhe shumë pak përballë Granadas. Përveç mungesës së pikëve tani më shqetëson më shumë mungesa e një skuadre dhe kjo gjëndje nuk ka aspal lidhje me atë të Cristiano Ronaldos. Trajneri jam unë dhe përgjegjësitë bien mbi mua", u shpreh Jose Mourinho.

Edhe pse kanë kaluar vetëm 4 javë nga fillimi i La Liga-s, Reali e sheh veten 8 pikë larg rivalëve të Barcelonës duke fituar vetëm 1 nga 4 ndeshjet e luajtura. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2012, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori