Jose
Mourinho këmbëngul duke thënë se Manchester Unitedi është “duke bërë gjithçka” që të transferojë Paul Pogban nga Juventusi para
fillimit të Premierligës
Mesfushori francez i Juventusit, Paul
Pogba, pritet të transferohet te ‘Djajtë e Kuq’ për një shumë rekorde 120 milionë euro.
Duke folur para finales së Superkupës së Anglisë ndaj Leicester City, trajneri i Manchester Unitedit, Jose
Mourinho, bëri të ditur se
klubi është duke tentuar që të transferojë Pogban para
fillimit të Premierligës.
“Nuk më pëlqen që të flas për lojtarët e klubeve tjera. Trajnerët tjerë e bëjnë një gjë të tillë. Ata flasin për klubin tim, për lojtarët e mi.
Pogba është lojtar i Juventusit përderisa ende nuk ka asgjë zyrtare”, është shprehur
Mourinho.
“Afati i transferimeve mbyllet me 31 gusht, por
klubi im është duke bërë gjithçka për ta mbyllur atë me 14 gusht”, ka thënë më tej portugezi, i cili la të kuptohet se shumë shpejt
Pogba do të transferohet te
klubi nga ‘Old Trafford’. /Albeu.com/
Shtuar më 05/08/2016,
ora 19:07