Mourinho: Iki kur të ma kërkojë Abramovich
Pëlqej
Jose Mourinho ndihet mirë në Londër me Chelsean. Këtë e bën të ditur vetë luzitani, i cili nuk ka ndërmend të ndryshojë destinacion edhe për të paktën disa vite.

“Këtu do të qëndroj deri në momentin që të më kërkojë largimin presidenti Abramovich”.

Një fjali e qartë që nuk ka nevojë për analizë pasi portugezi duket se ka gjetur shtëpinë e tij të vërtetë pas rikthimit në skuadrën ku fitoi dy tituj kampionë. Ai shton se është i përfshirë totalisht në projektin e bluve dhe nuk ka pasur kohë që të mendojë se cila do të jetë ndalesa e tij e radhës. “Jam “Happy One”, shton Mourinho duke preferuar të luajë me fjalët pasi prej kohësh ai mban nofkën “Special One”. Në vijim, ai sqaron objektivat, duke u shprehur se synon të ndërtojë një grup solid dhe të suksesshëm që të rezistojë edhe për shumë vite të tjera. Mou deklaron gjithashtu se me përforcimet e verës Chelsea ka më shumë mundësi për suksese

“Një vit më parë kishim disa mangësi në skuadër. Në fund të kampionatit, bëra llogaritë dhe pashë që sulmuesit tanë kishin shënuar shumë pak në ndeshjet e transfertave”.

Special One” nuk ngurron të flasë as për rregulloren e Fair Play Financiar që ditët e fundit ka shënjestruar edhe Chelsean. Sipas tij, kjo është një thikë me dy presa sepse nuk i lejon pronarët e skuadrave të injektojnë para në shoqëritë që drejtojnë.
Shtuar më 29/09/2014, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori