Mourinho: Imagjinojeni sikur ta bëja unë atë që e bëri Simeone
Jose Mourinho pohon se ai nuk do të kishte qenë në gjendje t’i shpëtonte aq lehtë dënimit sa Diego Simeone dhe Mauricio Pochettino, sikur të vepronte siç bënë ata së fundmi.

“A mund ta imagjinoni sikur ta bëja unë atë që e bëri Simeone?” pyeti Mourinho duke folur për Telegraph.

“A mundeni? A mund ta imagjinoni? Sidoqoftë, unë jam i lumtur që ai është i tillë”, shtoi Mourinho.

“A mund ta imagjinoni sikur unë ta bëja atë që e bëri Pochettino? Imagjinojeni pasojat”, shtoi ai.

I pyetur nëse mendon se trajtohet ndryshe dhe përse, portugezi ishte i sigurt se trajtohet ndryshe, por nuk dha përgjigje përse.

“Po, ama nuk e di përse”, u përgjigj shkurt Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori