Mourinho: Isha afёr tё zgjedh kombëtaren e Anglisё
Albeu.com
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka zbuluar se vetëm dëshira pёr tё menaxhuar ndonjë klub, e ka ndaluar atё nga angazhimi nё detyrёn e trajnerit tё kombёtarez angleze, gjatё vitit tё kaluar.Mourinho ishte nё mesin e favoritëve pёr tё pasuar ish-trajnerin, Steve McClaren, i cili dёshtoi ta kualifikojё Anglinё nё Euro 2008.

“Mё pëlqen menaxhimi i klubeve pasi qё ёshtё njё punё qё mё jep kënaqësi. Puna me kombëtaret nuk ёshtё njё punё qё mё motivon, ёshtё mёnyrё tёrёsisht tjetër”, ka thёnё ish-trajneri i Portos dhe Chelseat.

“Nё moment tё caktuar mendova ta marr nёn menaxhim kombëtaren angleze, pasi sё pari e doja futbollin e vendeve dhe e doja Anglinё, dhe isha i lumtur atje. Dhe e dyta, sepse nёse ka ndonjë vend ku prestigji i menaxherit kombëtar ёshtё i lartё, ёshtё Anglia”.

“Por, nё tё njёjtёn kohё, pasioni im pёr punёn e përditshme, pasioni im pёr tё stërvitur çdo ditё, dëshira pёr tё luajtur çdo javё dhe nёse ёshtё e mundshmё mё shumё se njё ndeshje nё javё, kjo ёshtё jeta ime. Kjo ёshtё jeta tё cilёn dua ta kem”, ka shtuar portugezi.
Shtuar më 07/10/2008, ora 16:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori