Mourinho jo modest: Chelsea im më i mirë se i Contes
Pëlqej
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho insiston se Chelsea i tij ka qenë skuadra më e mirë në tre vitet e fundit të Premierligës.

“Le të jemi të sinqertë dhe objektiv. Tri skuadrat e fundit kampione në Premierligë ishin Chelsea i Mourinhos, Leicester i Ranierit dhe Chelsea i Contes. Por, cila skuadër ishte më ofenzive dhe më futboll më kualitativ? Ishte Chelsea im. Por, askush nuk e thotë”, tha Mourinho për The Times.

Në fakt, Mourinho nuk ka të drejtë, sepse Chelsea i sezonit 2014/15 kishte shënuar 73 gola, 12 më pak se sa Chelsea i Contes sezonin e kaluar. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori