Mourinho bën parashikimin e madh për Juventusin
Jose Mourinho i cili është i pa punë që pas largimit nga Manchester United në mesin e muajit dhjetor, ka deklaruar se Juventusi mund të fitojë Ligën e Kampioneve, por la të kuptohet se nëse eleminohet që tani nuk është aspak surprizë,shkruan Albeu.com.

"Juventusi mund të fitojë Ligën e Kampionëve, por nëse eleminohet që tani, nuk do të ishte një surprizë ", u shpreh portugezi".

"Unë mendoj se ata janë favoritë , sepse kanë një skuadër dhe një lojtar të madh sic është Ronaldo, por nuk është e aspak e lehtë", tha Special One.

"Juventusi ka sulmues të mirë që mund të bëjnë diferencën në fushë, ndaj ka arsye që unë të besoj se Juventus mund të fitojë Ligën e Kampionëve", përfundoi Mourinho.

Ndërkohë Jose Mourinho është përfolur për një rikthim tek Interi në Serina A, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. /albeu.com/



Shtuar më 20/02/2019, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori