Mourinho ka disa këshilla për Pogban
Trajneri Jose Mourinho i ka bërë thirrje mesfushorit francez të skuadrës së tij, Paul Pogba, që të luftojë për fanellën e Manchester Unitedit në ndeshjen kundër ish-klubit të tij, Juventusit, në Ligën e Kampionëve.

“E kuptoj se do të jetë një gjë shumë e madhe për Pogban të kthehet këtu, njëjtë siç ishte edhe për Cristianon, i cili ishte profesionist. Ai e bëri punën e tij, luftoi për skuadrën e tij dhe dha gjithçka që mundi”, ka thënë Mourinho.

“Mund ta imagjinoj se me Pogban do të jetë e ngjashme, ndoshta edhe ai do të ndiejë pak emocione në fillim të ndeshjes. Por, pastaj, ky është futbolli dhe ai është duke e veshur fanellën e Manchester Unitedit me logon e Manchester Unitedit, kështu që ai duhet të luftojë për këtë”. /
Shtuar më 07/11/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori