Mourinho ka gati pagesën e klauzolës së Mertens
Sipas të përditshmes The Sun dhe Daily Express, Jose Mourinho e do Mertensin dhe mund të kemi një transferim të tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Ekziston një klauzolë lirimi në kontratën e tij, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë, me vlerë 28 milionë euro (rreth 25 milionë funte).

Belgu kishte rezistuar të largohej më herët, pasi donte të vazhdonte të luante si një qendërsulmues se sa në rolin e tij të mëparshëm si një sulmues krahu. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2018, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori