Mourinho ka një mungesë të madhe ndaj City-it
Nuk ka lajme aspak të mira për Mourinhon para sfidës së parë që do të luhet pas ndeshjeve të kombëtareve ndaj City-it. Mesufshori Henrikh Mkhitaryan ka pësuar një dëmtim me kombëtaren e tij.

Ylli armen i transferuar në merkaton e verës nga Borussia Dortmund pritet të mungojë në derbin e fundjavës së ardhshme në “Old Trafford”, City-Manchester United.

Dje ai u dëmtua në gju gjatë pjesës së parë të miqësores së Armenisë me Republikën Çeke dhe u detyrua të linte fushën. Gjithsesi Mkhitaryan ende nuk ka nisur asnjë ndeshje si titullar deri më tani.


Shtuar më 01/09/2016, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori