Mourinho ka një kërkesë për lojtarët
I gjendur nën presion të vazhdueshëm, trajneri i Manchester United, Jose Mourinho i ka bërë thirrje lojtarëve që të tregojnë dashuri për klubin dhe të kalojnë këtë periudhë të vështirë.

“Preferoj të them se përqendrimi i lojtarëve është gjëja më e rëndësishme ndërkohë që për përkrahësit nuk mund të them asgjë më shumë. Mendoj që është koha që lojtarët të tregojnë që e duan klubin sikurse e duan tifozët”, janë fjalët e Mourinhos.

Kujtojmë që Manchesteri ka një detyrë të vështirë sonte në mbremje pasi do të përballet në “Old Trafford” me skuadrën e Valencias, sfide e vleshme për champions league. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2018, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori