Mourinho ka vendosur ta blejë Adebayorin
Emmanuel Adebayor
Emmanuel Adebayor ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje për Real Madridin dhe Jose Mourinho tani më ka vendosur që atë ta blejë përgjithmonë në afatin e ardhshëm kalimtar.

Sulmuesi togolez 26 vjeçar iu bashkua Madridit këtë javë si huazim nga Manchester City. Mirëpo në marrëveshjen në mes të dy klubeve ekziston një klauzolë e cila e lejon Realin që ta blejë atë në tërësi në përfundim të stinorit.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, thuhet se strategu portugez Jose Mourinho tani më ka vendosur që në përfundim të stinorit të ndal Adebaoyrin për një kontratë të plotë në Madrid në vlerë prej 16 milion eurove.
Shtuar më 30/01/2011, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori