Një tjetër "tradhtar" nga radhët e Kryemadhit, kush e pranoi mandatin
Mourinho: Kam refuzuar 3 oferta, do të kthehem në verë
Jose Mourinho ka paralajmëruar se do t’i rikthehet punës së trajnerit menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni, por nuk zbuloi se te cili klub edhe pse tregoi se tashmë i ka refuzuar tri klube.

Mourinho është i papunë që prej se u shkarkua nga Manchester Unitedi në dhjetor, por është duke u përgatitur për të nisur gjithçka nga fillimi në verë.

"Janë bërë tre muaj e gjysmë që prej kur nuk e drejtoj asnjë klub dhe jam duke u përgatitur për ta bërë përsëri. Kur je në botën e futbollit nuk ke kurrë kohë për veten, prandaj i kam shfrytëzuar këta muaj për të pushuar", tha Mourinho.

"Pozita e trajnerit është diçka e veçantë dhe mua më pëlqen puna e përditshme. Dua të kthehem në verë, nga qershori, për sezonin e ri", shtoi ai.

Portugezi zbuloi se i ka refuzuar tri klube deri tani, pa i përmendur emrat e tyre.

"E di saktësisht çfarë dua, prandaj edhe tashmë i kam refuzuar tri apo katër oferta. E di çfarë dua të bëj", shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2019, ora 23:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori