Mourinho: Kam skuadër cilësore
Jose Mourinho është i vendosur që në ndeshjet e ardhëshme të marrë pikët maksimale ndërsa e ka cilësuar skuadrën e tij si shumë cilësore. Ndërsa ai vlerëson edhe raportet e mira që ka me presidentin Perez.


”Nuk lëshoj më pikë. Duhet ti fitojmë ndeshjet në vijim. Ne nuk duam dhuarata nga të tjerët por fitoret do ti arrijmë vetë. Ramosi mbetet në mbrojtje, ai është një nga më të mirët. Ai më ofron gjithçka për një mbrojtje të mirë. Kam një skuadër cilësore, me shumë mesfushor dhe skuadër tejet konkurruese. Sa i përket sulmit, dilema mes Higuain dhe Benzema ka përfunduar. Ata i din përgjegjësit e tyre në fushë. Trofeu me Millionarios nuk ka rëndësi për mua, vetëm se nuk dua ta prish historin e skuadrës. Me presidentin Perez qëndroj mirë, si profesionalisht ashtu edhe personalisht” deklaroi Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2012, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori