Mourinho: Kemi probleme me dëmtimet
Chelsea i Jose Mourinhos vuan dëmtimet e vazhdueshme. Edhe pse Diego Costa, Loic Remy dhe Ramires prej disa kohësh qendrojne jashtë fushe për shak të dëmtimeve, sërish skuadra e drejtuar nga portugezi deri më tani duket se ia ka dalë të ruajë ritmin me të cilin startoi sezonin, për sa kohë që "Blutë" e Londrës kryesojnë klasifikimin e Premier League-s me 4 pikë diferencë nga ndjekesit e Southampton.

Gjithsesi, Mourinho i druhet krizës së dëmtimeve që ka zbarkuar në "Stamford Bridge". Sot në mbrëmje Chelsea përballet me Shrewsbury Town, sfid, e vlefshme p,r Capital One Cup dhe me mbrojtësit Branislav Ivanoviç dhe Cesar Azpilicueta të pezulluar situata bëhet edhe më e vështirë për "Special One".

Ish tekniku i Real Madrid, pohon se detyrohet te zbrese ne fushe per kete sfide Andre Schurrle, Mohamed Salah dhe John Obi Mikel të cilët nuk u aktivizuan të dielën ndaj Manchester United.

"Jemi ne telashe sepse kemi shumë lojtarë të dëmtuar. Lojtarët, të cilët nuk luajtën të dielen përballe Manchester United si Schurrle, Salah, Zouma, Ake dhe Mikel do të jenë padiskutim në fushë", është shprehur Mourinho. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2014, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori