Menaxheri i Tottenham Hotspur, Jose
Mourinho, po kërkon transferimin e mbrojtësit të
Real Madrid, Eder
Militao.
Portugezi duket të jetë i interesuar për të siguruar shërbimet e 22 vjeçarit në këtë afat kalimtar të janarit.
Militao, i cili ka zhvilluar nëntë ndeshje me Brazilin, u bashkua me
Real Madridin në vitin 2019 nga Porto për 45 milion
euro.
Mirëpo, ai nuk po gjen hapësirën e duhur të skuadra e Zinedine Zidane, duke luajtur kështu vetëm 15 ndeshje sezonin e kaluar në të gjitha garat.
Media spanjolle AS raporton se drejtuesit e Los Blancos janë të gatshëm ta lënë atë të largohet, por duhet paguar më shumë se 40 milion
euro për të.
Shtuar më 14/01/2021,
ora 10:50